Меdiumet

Drejtori i ATO në takim me komisionin kuvendor

29.10.2018
Drejtori i agjencisë së sapoformuar Teknike-Operative, Zoran Angellovski, sot do të ketë takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese për ndjekjen e komunikimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Komisioni për transferim nga DSK në ATO

26.10.2018
Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit për transferimin e pajisjeve teknike për ndjekjen e komunikimeve si dhe të dokumentacionit Teknik nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim në Agjencinë teknike-operative (ATO), e cila u formula me ligj të veçantë, me qëllim që të reformohet procesi i ndjekjes së komunikimeve dhe të parandalohen keqpërdorimet e mëtejshme gjatë zbatimit të këtyre masave