ОТА ОПЕРАТИВНО-ТЕХНИЧКА АГЕНЦИЈА

Agjencia teknike-operative Shkup (OTA) është e themeluar me Ligjin për ATO, ndërsa ka filluar me punë më datë 01.11.2018. Formimi i saj ka për qëllim pamundësimin e keqpërdorimit të masës së përcjelljes së komunikimeve elektronike të qytetarëve nga ana e organeve të autorizuara për ndjekjen e komunikimeve ose edhe nga operatorët. Në domenin e saj të mbrojtjes janë vetëm format elektronike ndërmjet qytetarëve...

më tepër

SHËRBIME

MBROJTJA

pamundësimin e çfarëdoqoftë keqpërdimi të të gjitha masave gjatë ndjekjes së komunikimit elektronik të qytetarëve

PAVARËSIA

organ i mëvetëm dhe i pavarur shtetëror që mundëson lidhje teknike ndërmjet operatorëve dhe organeve të autorizuara

LIGJSHMËRIA

bazohet në Kushtetutën e RMV dhe konventën e BE-së për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

DREJTORI

mm2
 
 
Marija Janiçeska u zgjodh drejtoreshë e Agjencisë Teknike-Operative me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 27.11.2023
 
 

Përfaqësues të Kuvendit të RMV vizituan ATO

19.07.2019
Në ambientet e Agjencisë teknike-operative në SHkup u realizua një kontroll i rregullt nga ana e Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e masave për ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me të cilën kryeson deputeti Emil Dimitriev.

Drejtori i ATO në takim me komisionin kuvendor

29.10.2018
Drejtori i agjencisë së sapoformuar Teknike-Operative, Zoran Angellovski, sot do të ketë takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese për ndjekjen e komunikimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Komisioni për transferim nga DSK në ATO

26.10.2018
Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit për transferimin e pajisjeve teknike për ndjekjen e komunikimeve si dhe të dokumentacionit Teknik nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim në Agjencinë teknike-operative (ATO), e cila u formula me ligj të veçantë, me qëllim që të reformohet procesi i ndjekjes së komunikimeve dhe të parandalohen keqpërdorimet e mëtejshme gjatë zbatimit të këtyre masave
Собрание на РМ Јавно обвинителство на РМ Народен Правобранител на РМ Врховен суд на РМ Дирекција за заштита на личните податоци Дирекција за безбедност на класифицирани информации Министерство за внатрешни работи Царинска управа Управа за финансиска полиција