Drejtori

Marija2

Marija Janiçeska u zgjodh drejtoreshë e Agjencisë Teknike-Operative me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 27.11.2023

Karrierën e saj profesionale e ndërton si eksperte juridike, udhëheqëse dhe këshilltare shtetërore në sektorin privat dhe publik, duke punuar në implementimin e projekteve të rëndësishme në fushën e komunikimeve elektronike, sistemit të sigurisë, mbrojtjes së privatësisë dhe GDPR-së, duke marrë pjesë në realizimin e veprimtarive afariste në fushën e telekomunikacionit, si dhe në projekte të ndryshme të transformimit digjital. Në kuadër të veprimtarisë së saj profesionale, Marija Janiçeska merr pjesë aktive në udhëheqje me njerëzit dhe proceset në fushat e rregullativës, punëve juridike, resurseve njerëzore, mbrojtjes së të dhënave personale, punës financiare, sigurisë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për proceset dhe veprimtaritë e organizatave në të cilat punon, përmes pjesëmarrjes në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë organizative, misionit dhe vizionit, përfaqësimit të organizatës, komunikimit me bashkëpunëtorët, deputetët në Kuvendin e RMV-së, agjencitë dhe organet e autorizuara, operatorët e telekomunikacionit, Qeverinë e RMV-së dhe organet e administratës shtetërore, përfaqësues nga sektori civil, si dhe përfaqësues të misioneve të NATO-s dhe BE-së

Në periudhën nga muaji mars 2019 deri në marrjen fuksionit Drejtoreshë e Agjencisë Teknike-Operative, punon si këshilltare shtetërore në ATO.

Në periudhën nga muaji nëntor 2008 deri në muajin mars 2019, punon si udhëheqëse, eksperte juridike dhe oficer për mbrojtjen e të dhënave personale në kompani të njohura nga industria e telekomunikacionit si pjesë e Grupeve Telekom Sllovenia dhe Telekom Austria (On.net, Kosmofon, One, one.Vip/A1 Maqedoni).

Paraprakisht ka punuar në Shoqatën e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë si asistente juridike/e projektit për implementimin e projekteve të Misionit monitorues të OSBE-së në Shkup.

Marija Janiçeska është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik "Justiniani I" në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, ku është magjistrante në Katedrën e të drejtës afarsite.

Flet në mënyrë aktive gjuhën angleze dhe gjuhën sërbe dhe ka njohuri të gjuhës shqipe dhe gjermane.

Është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ka lindur në Shkup, në vitin 1978

 

 

DREJTORËT E MËPARSHËM

Zoran Angellovski   (07.09.2018-07.09.2023)

Директор Зоран АнгеловскиDrejtori Zoran Angelovski është i lindur më vitin 1965 në Shkup, ka të mbaruar Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Gjatë karrierës së tij 29 vjeçare ka punuar në Shërbimin e sigurisë shtetërore (ASK e tanishme), Agjencinë e zbulimit dhe në Telekom, ndërsa nga viti 2008 ka punuar për disa kompani vendase dhe të huaja si lid auditor i jashtëm, i autorizuar për zbatimin e standardeve ISSO në Maqedoninë e Veriut. Ai e udhëheq dhe e përfaqëson ATO, e oranizon punën dhe siguron realizimin efikas dhe të ligjshëm të detyrave të punës në ATO.

 

 

 

Emri dhe mbiemri: Zoran Angellovski

Viti dhe vendi i lindjes : 1965, Shkup

Arsimimi:

  • Fakulteti i Sigurisë, Shkup;

Përvoja e punës:

  • Shërbimin e sigurisë shtetërore (ASK e tanishme);
  • Аgjencia e zbulimit;
  • Telekomi i Maqedonisë;
  • “lid auditor” i jashtëm, i autorizuar për zbatimin e standardeve ISSO në Maqedoninë e Veriut për disa kompani vendase dhe të huaja