Informatat bazë

Për Agjencinë

 

Agjencia teknike-operative Shkup (në tekstin e mëtejmë OTA) është e themeluar me Ligjin për ATO (“Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.71 nga data 19.04.2018), ndërsa ka filluar me punë më datë 01.11.2018. Formimi i saj ka për qëllim pamundësimin e keqpërdorimit të masës së përcjelljes së komunikimeve elektronike të qytetarëve nga ana e organeve të autorizuara për ndjekjen e komunikimeve ose edhe nga operatorët. Në domenin e saj të mbrojtjes janë vetëm format elektronike ndërmjet qytetarëve.

 

Roli

ATO është organ i pavarur dhe i mëvetëm shtetëror që siguron lidhjen teknike ndërmjet operatorëve dhe organeve të autorizuara për përcjelljen e komunikimeve, në rastet kur me urdhëresë gjyqësore miratohet ndjekja e komunikimeve për nevojat e hetimeve penale ose mbrojtjen e interesave të sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore. ATO nuk posedon mundësi teknike për qasje te përmbajtja e komunikimit të ndjekur, ndërsa lidhja teknike ndërmjet operatorëve dhe organeve të autorizuara, realizohet vetëm në bazë të një udhërese të lëshuar gjyqësore për ndjekjen e komunikimit.

 

Planifikimi

Gjatë planifikimit strategjik, ATO bazohet në Kushtetutën e R. së Maqedonisë së Veriut dhe Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe nga standardet dhe rregullat e përgjithshme dhe të pranueshme nga NATO. Gjatë punës së përditshme, ATO u përmbahet dhe udhëhiqet nga dispozitat ligjore nga: Ligji për procedurë penale, Ligji për ndjekjen e komunikimeve, Ligji për ATO, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligji për informata të klasifikuara dhe Ligji për komunikime elektronike. Funksionimi i ATO dhe i të gjitha aspekteve organizative, kadrovike dhe teknike janë të rregulluara në aspekt ligjor edhe me Rregulloren për organizim të brendshëm, Rregulloren për sistematizimin e pozitave të punës në ATO dhe akteve tjera nënligjore, që janë të klasifikuara , andaj të njëjtat edhe nuk mund të publikohen në faqen e internetit të ATO. ATO vepron në pajtim edhe me akte të tjera nënligjore që nuk kanë shkallë të klasifikimit, që do të publikohen në faqen e internetit të ATO, me ditën e miratimit të tyre.

 

Udhëheqja

Me ATO udhëheq drejtori që emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me propozim të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konform konkursit të publikuar paraprakisht më datë 07.09.2019, Zoran Angelovski është zgjedhur për drejtor të ATO, nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shumicë të dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëbe dhe me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandati i tij është pesë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.

 

Mbikëqyrja dhe kontrolli

Mbikëqyrja dhe kontrolli i punës së ATO realizohet nga: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Drejtorisë për sigurinë e informatave të klasifikuara, Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli për kontroll civil, Gjykatat dhe Prokuroria publike e R. së Maqedonisë së Veriut. Së këndejmë, drejtori i ATO është edhe i obliguar që të dorëzojë raport vjetor deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me punën e ATO për vitin e kaluar kalendarik, më së voni deri në fund të shkurtit të vitit vijues, ndërsa sipas nevojës dhe me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dorëzon edhe raporte plotësuese. Raporti detyrimisht duhet të ketë të dhëna lidhur me:

  • numrin e komunikimeve të aktivizuara për nevojat e organeve të autorizuara;
  • numrin e komunikimeve të aktivizuara për secilin organ në veçanti. Në këtë numr nuk potencohet numri i komunikimeve të aktivizuara për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes;
  • gjendja dhe konstatimet gjatë mbikëqyrjeve të realizuara zyrtare nga ana e ATO ndaj punës së operatorëve;
  • numrin e procedurave të zbatuara disiplinore ndaj punëtorëve të ATO;
  • punën financiare të ATO.

 

Raportet

Raporti i cekur, në mënyrë obliguese publikohet edhe në vend të dukshëm në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonsië së Veriut dhe i njëjti do të jetë në dispozicion edhe ne faqen e internetit të ATO.

 

Selia dhe kontakti

Selia e Agjencisë Teknike-operative gjendet në rr.”Orce Nikollov” nr.48, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Personat për kontakt: Аgron Ademi, Martina Zhuzhellovska

Е-posta: [email protected]