Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit për transferimin e pajisjeve teknike për ndjekjen e komunikimeve si dhe të dokumentacionit Teknik nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim në Agjencinë teknike-operative (ATO), e cila u formula me ligj të veçantë, me qëllim që të reformohet procesi i ndjekjes së komunikimeve dhe të parandalohen keqpërdorimet e mëtejshme gjatë zbatimit të këtyre masave.