Përfaqësues të Kuvendit të RMV vizituan ATO

19.07.2019
Претставници на собранието на СРМ, во посета на ОТА

Në ambientet e Agjencisë teknike-operative në SHkup u realizua një kontroll i rregullt nga ana e Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e masave për ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me të cilën kryeson deputeti Emil Dimitriev.

Në pajtim me procedurat, Komisioni konstatoi se gjatë vitit 2019 në ATO janë aktivizuar gjithsejtë 258 komunikime dhe se në momentin e realizimit të kontrollit, në ATO ndjeken gjithësejt 159 komunikime të cilat janë aktivizuar gjatë vitit 2018 dhe 2019 dhe të cilat janë të mbuluara me urdhëresa adekuate gjyqësore.

“Ndjekja e komunikimeve ka një siguri maksimale dhe pa mundësi për keqpërdorime”, u theksua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas mbarimit të vizitës.

Njëherë, z.Dimitriev theksoi se është në pritje të nënshkrimit të një marrëveshje për angazhimin e një eksperti të IT, i cili do ta ndihmojë Komisionin gjatë kontrolleve të radhës, i cili është edhe i përzgjedhur por se pritet vetëm nënshkrimi i kryetarit të Kuvendit.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë, z.Zoran Angellovski potencoi se ATO përpiqet që të ketë transparencë dhe kontroll maksimal gjatë punës.