Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MSHIA-së dhe ATO-së

28.07.2022
OTA-MIOA

Shkup, 27.07.2022 - Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia Teknike Operative nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit.

Ky Memorandum e shpreh gatishmërinë e institucioneve për bashkëpunim dhe përkushtim për të kontribuuar në shkallë më të madhe të digjitalizimit dhe zbatimit të teknologjive dhe zgjidhjeve të TIK-së në veprimin dhe komunikimin, si dhe për avancimin e sigurisë kibernetike në nivel nacional, përmes forcimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të zgjidhjeve për t'u përballur me kërcënimet kibernetike, mbrojtjen kibernetike, përkatësisht sigurimin e hapësirës së sigurt kibernetike.