Prezantohet sistemi i akredituar komunikues informativ për menaxhim dhe shkëmbimin e informatat e klasifikuara

02.10.2024
OTA_KIS

1 tetor, 2024

Sot (01.10.2024) në hapësirat e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në praninë e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, prokurorit themelor publik të PPTH Shkup, Gavrill Bubevski, minsitrit të Punëv të Brendshme Pançe Toshkovski, drejtorit të Sigurisë Publike Aleksandar Janev dhe drejtoreshës së Agjencisë Teknike-operative, Marija Janiçeska, u prezantua sistemi i akredituar komunikues informativ për menaxhimin dhe shkëmbimin e sigurt të informatave të klasifikuara.

Për sistemin e prezantuar komunikues-informativ (SKI) është dhënë certifikatë për akreditim për menaxhimi me informatat e klasifikuara nacionale në formë elektronike me shkallë “Tejet sekret” që siguron një lidhshmëri digjitale ligjore, të mbrojtur, të sigurt, të shpejtë dhe efikase, komunikim dhe inter-operabilitet ndërmjet organeve të autorizuara dhe kompetente në procesin e zbatimit të masave të ndjekjes së komunikimeve.

Sistemi i krijuar paraqet një produkt të reformave dhe kontribuon në avancimin e sigurisë dhe efikasitetit të proceseve dhe promovimit të zbatimit të kontrollit dhe mbikëqyrjes nga ana e organeve dhe trupave kompetente, funksionaliteti dhe zbatimi i të cilave do t’u mundësojë organeve gjyqësore dhe atyre të autorizuara të kenë një luftë të siguritë dhe efikase me krimin e organizuar dhe korrupsionin, njëkohësisht duke i respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut dhe forcimin e besimit të publikut si një përpjekje e përbashkët dhe sistematike .