Drejtoresha e AТО-së, Marija Janiçeska, zhvilloi një takim zyrtar me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski

By otadmin , 9 June, 2026
Announcement
Drejtoresha e AТО-së, Marija Janiçeska, zhvilloi një takim zyrtar me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski
Drejtoresha e AТО-së, Marija Janiçeska, zhvilloi një takim zyrtar me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski

Drejtoresha e AТО-së, Marija Janiçeska, zhvilloi një takim zyrtar me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, gjatë të cilit diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, i cili është kyç si garantues i efikasitetit të sistemit për monitorimin e komunikimeve për nevojat e procedurës penale dhe për interesat e mbrojtjes dhe sigurisë, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Të dy vlerësuan se bashkëpunimi deri më tani është zhvilluar në mënyrë cilësore dhe pa pengesa, me mundësi për avancimin e tij në disa fusha, siç është shfrytëzimi më i madh i sistemit të digjitalizuar në procesin e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve.