Shkup, 07.07.2022 - Agjencia Teknike Operative-ATO u nënshkroi Memorandum bashkëpunimi ndërmjet drejtorit të ATO-s z. Zoran Angellovski dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Nikolla Tupançeski.
Me këtë Memorandum, të dy institucionet vërtetojnë angazhimet e përbashkëta për bashkëpunim për efikasitet më të madh në zbatimin e procesit të dixhitalizimit, shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe informatave, avancimin e teknologjive të komunikimit si dhe mbështetjen institucionale dhe teknike.